Ilir Ibrahimi: Konsensus nuk mund të ketë pa LDK-në
Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se nuk mund të ketë konsensus për dialogun pa Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
“LDK-ja është partia më e rëndësishme që ka marrë pjesë në të gjitha proceset e vendit. Duhet të marrë pjesë në dialog dhe do të marrë pjesë. LDK duhet të ketë rol qenësor, kjo nëse edhe duhet të udhëheq me dialogun”, ka thënë Ibrahimi në “Info Magazine” në “Klan Kosova”.
“Duhet t’i ofrohet LDK-së vendi i merituar. Këtë hap duhet ta marrë edhe presidenti ose edhe ky ekip dialogues. Nuk mund të ketë një marrëveshje të përqafuar nga i gjithë populli nëse ajo marrëveshje s’e ka vulën e LDK-së”, ka thënë ai.
“Letra e presidentit amerikan, Donald Trump, kërkon konsensusin e të gjitha partive politike. Letra tregon se pritet një marrëveshje brenda disa muajsh, s’ka më punë vitesh. Të futesh në agjende të Uashingtonit nuk është e lehtë, por po të dalësh nga aty është shumë e vështirë të hysh. Ne duhet t’i lëmë anash të gjitha mosmarrëveshjet partiake dhe te ecim përpara si vend. Jemi në një moment ku do ta definohet e ardhmja e shumë gjeneratave. Të gjitha subjektet politike duhet ta japin kontributi e tyre pa e parë se çfarë pasoja do të kenë në parti”, ka thënë Ilir Ibrahimi.