Ilir Ibrahimi: SBAShK-u të mos veprojë sikur të kishte kompetenca ekzekutive
01 prill 2019
| 09:23
Ilir Ibrahimi, analist i çështjeve politike, ka deklaruar se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, duhet të ndalet dhe të mos veprojë sikur të kishte kompetenca ekzekutive.
“Sindikata e arsimit duhet të ndalet dhe të mos veprojë sikur të kishte kompetenca ekzekutive.
Përveç se po e sfidon një urdhër të një institucioni të thirrur ligjërisht për të marrë vendime të tilla, me sjelljen e vet po i mëson mijëra nxënës se është në rregull për të moszbatuar ligjin”, ka shkruar Ibrahimi në llogarinë e vet në “Facebook”.