
‘Ilir Konushevci ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për forcimin e UÇK-së’
09 maj 2019
| 16:19
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar heroin Ilir Konushevci, në 21-vjetorin e rënies së tij.
Me këtë rast, Thaçi ka thënë se Ilir Konushevci ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)
Para 21 viteve Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) humbi njërin nga kuadrot më të shquara, Ilir Konushevcin. Ilir Konushevci, hero i Kosovës, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për forcimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/