Ilir Konushevci u bë lajmëtar i lirisë

09 maj 2020 | 11:32

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot, në 22-vjetorin e rënies, heroin Ilir Konushevci. Sipas saj, 22 vjet pas vrasjes së tij ende nuk është dënuar askush, prandaj ajo ka bërë thirrje që të zbardhet vrasja e tij. “Në prag të çlirimit të Kosovës, Ilir Konushevci u bë lajmëtar i lirisë. Ai u vra në misionin e tij fisnik përkrah mjekut tropojan Hazir Mala teksa po sillnin pushkët e lirisë dhe në kohën kur përpjekja për lirinë e vendit jo vetëm se kishte marrë formë, por edhe ishte afër. U vra në pritë në Bajram Curr, e fare pak para se të shkelë në Kosovë, në tokën për të cilën nuk rreshti së punuari kurrë! Sot, 22 vjet më pas, enigma e vrasjes së tij thërret ndërgjegjen tonë për ta zbardhur rastin, me besimin se liria pa drejtësi nuk ka kuptim! Sot Kosova është e lirë, e Iliri hero! I përjetshëm qoftë kujtimi për Ilirin dhe të gjithë heronjtë e Kosovës!​”, ka thënë Osmani.

 

(B. D.: “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ceremonia e 75-vjetorit të fundit të Luftës së Dytë Botërore…