Ilir Krasniqi: Me Milaim Zekën nuk patëm qëllime të mashtrojmë për vizat
Ish-parteneri i biznesit të Milaim Zekës, Ilir Krasniqi, me të cilin akuzohen për mashtrim me viza, ka mohuar të gjitha deklarimet e dhëna nga bashkëshortja e Zekës, Edlira Qefalija.
Krasniqi ka deklaruar se nuk kanë pasur qëllime mashtrimi me deputetin Milaim Zeka për çështjen e vizave, por sipas tij raportet mes tyre u prishën për shkak të mos-sponzorimit të fushatës së zgjedhjeve të 2016-tës.
”Desha veç një gjë të them për opinionin e gjerë se me Milaim Zekën kemi qenë bashkë nga 2 qershori 2016. Nëse une i kam marr dikujt një cent, e ka paguar dikush tek unë jam në gjendje vetëvrasje të bëjë. E lej ato fjalë. E kam pranuar në familje, lajmërimin jau kam bërë në Gjermani. I kam konsideruar këta të dy si prind të mi. Milaim Zeka është një njeri që për pare dhe për interes është në gjendje me të të zhduk. I besoj drejtësisë në maksimum deri tek Zoti. S’kemi pasur qëllim ta mashtrojmë askënd. Zgjedhjet e 11 qershorit 2016 e kanë sjell Milaim Zekën për tu prishur me mua sepse nuk ia sponzorizova fushatën″, ka thënë Krasniqi në “Info Magazine” të “Klan Kosovës”.