Ilir Kulla: Ali Ahmeti, shqiptari më i madhi në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë
Publicisti Ilir Kulla ka vlerësuar lartë figurën e liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Ai ka thënë Ahmeti është politikani më i shquar shqiptar që ende është aktiv.
Kulla ka shkruar në “Facebook”, ka shkruar për kontributin e madh të Ahmeti në luftë dhe në integrimin e shtetit maqedonas në strukturat euro-atlantike.
“Ali Ahmeti miku i im i vjetër dhe i vyer i kohëve të vështirëve është politikani më i shquar shqiptar ende aktiv në ditët e sotme. Ai është Abaz Gjuka i LPK-së dhe UÇK-së, aktivist dhe bashkë-udhëheqës i luftës në kohë shumë të vështira kur të pritej koka. Mund të kishte ndaluar pas 1999 luftës në Kosovë dhe të gëzonte pushtetin si shumë të tjerë, por vazhdoi projektin e vjetër të tij dhe shokëve të tij për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, aty ku e kishte vendlindjen. Së bashku me dëshmorët Isa Lika, Harun Aliu, Tahir Sinani e shumë e shumë të tjerë, luftëtarët dhe komandantët Hazbi Lika, Fatmir Dehari, Maliq Ndreca e shumë e shumë të tjerë Ali Ahmeti bëri një epokë të lavdishme të shqiptarëve si komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Pas kësaj, ai themeloi BDI-në për një projekt evropian për Maqedoninë, sot vend anëtar të NATO-s dhe me kryeministër shqiptar, në një vend ku deri në 2001 edhe ministri shqiptar i Ekonomisë mbante hartën e Bullgarisë së madhe që dilte deri në Durrës në zyrën e tij”, ka shkruar ai.
Sipas Kullës, Ali Ahmeti është shqiptari më i madhi që kanë nxjerr shqiptarët e Maqedonisë.
“Si do që të jetë, çfarë do që të ndodhë, në çdo rrethanë që mund të vijë opozitë dhe pushteti i Ali Ahmeti është më i papërsëritshmi me gjithë gabimet që mund të jenë bërë nder vite. Votoni ke të doni miq në Shkup, Tetovë, Gostivar, Ohër, Strugë, Shtip a Kumanovë, keni të drejtën e vyer qe te jep demokracia edhe të ndëshkoni me votë nëse ka padrejtësi apo pakënaqësi, se shyqyr erdhi kjo dite falë UÇK-së, por një gjë mos e harroni Ali Ahmeti është më i madhi që keni prodhuar në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë. Të me falin ata që nuk i përmenda dhe ata miq të vyer që kanë mendim tërësisht të kundërt me mua!”, ka shkruar Kulla.