Ilir Kulla mbështet simbolin e lulekuqes: Kjo nismë duhet të jetë mbarëkombëtare
Njohësi i marëdhënjeve ndërkombëtare dhe i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla e ka mbështetur nismën e Bardhyl Mahmutit që Lulekuqje të jetë simbol përkujtimi i gjenocidit në Kosovë.
Kulla ka thënë se kjo nismë duhet të jetë një nismë mbarëkombëtare si një instrument mbarë politik e shoqëror që kërkon vetëdijësim mbi një të drejtë të patjetërsueshme të shqiptarëve.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” ka nismuar idenë që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol përkujtimi i gjenocidit në Kosovë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje i Ilir Kullës:
Nisma e Qendres Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” e drejtuar nga miku, intelektuali dhe Ministri i Jashtem i Qeverise se Perkohshme te Kosoves ne 1999 Bardhyl Mahmuti per vendosjen e simbolit te Lulekuqes, duhet te kthehet ne nje nisme mbare kombetare si nje instrument mbare politik e shoqeror qe kerkon vetedijesimin mbi nje te drejte te patjetersueshme te shqiptareve ate te vendosjes se Drejtesise per mira te humbur e te vrare nga makina gjenocidiale e shtetit serb ne vitet 1997-1999!