Ilir Latifi pësoi humbje me vendim të gjyqtarëve ndaj Rodrigo Nascimento
21 maj 2023
| 15:14
Lufta e vetme në peshat e rënda në UFC Vegas 73 është zhvilluar ndërmjet Ilir Latifit dhe brazilianit Rodrigo Nascimento.
Latifi hyri në luftën numër 17 të UFC-së në një seri prej dy fitoresh në dy ndeshjet e fundit.
Nascimento në anën tjetër kishte vetëm ndeshjen e pestë në tetëkëndësh.
Përkundër një lufte të madhe të të dy luftëtarëve, fituesi nuk i caktua në tetëkëndësh, por me vendim të gjyqtarëve, që ishte i ndarë.
Dy gjyqtarë votuan në favor të Rodrigo Nascimento, që ishte fitorja e tij e dytë radhazi me vendim të ndarë, pas një fitoreje ndaj Tanner Boser vitin e kaluar.