Ilir Meta del sot para gjykatës

23 tetor 2024 | 08:38

Ish-presidenti Ilir Meta, i arrestuar të hënën me urdhër të SPAK, do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Seanca për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit është parashikuar të zhvillohet në orën 09:30 minuta.

Bashkë me Metën në GJKKO do të paraqiten edhe Monika Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho. Këtë të martë Meta u vizitua në bllokun e sigurisë ku mbahet i izoluar nga avokati i tij Genci Gjokutaj.

Meta dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mot stabil do të vazhdojë të mbretërojë ditën e mërkurë…