Ilir Meta i dorëzon koalicionin Sali Berishës
Edhe pse Partia e Lirisë është partia udhëheqëse, Ilir Meta i dorëzon koalicionin “Bashkë Fitojmë”, Sali Berishës.
Në KAS nisi mbledhja mbi ankimimin për vendosjen e emrit të kryetarit të koalicionit në fletën e votimit, Partia e Lirisë ka dorëzuar pranë këtij institucioni shkresën ku thuhet se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha.
“Në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, si edhe të partive përbërëse të tij, ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit, në fletën e votimit sipas parashikimeve të nenit, 98 të Kodit zgjedhor, se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha” thuhet në shkresën që mban firmën e përfaqësuesit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari.
Ndërkaq pritet vendimi i KAS lidhur me ankimin e PD, si edhe mbi shkresën e dorëzuar nga koalicioni Bashkë Fitojmë.