Ilir Meta kërkon të lirohet nga burgu
04 nëntor 2024
| 16:50
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kërkuar lirinë nga burgu përmes një kërkese drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit pas 14 ditësh në qeli.
Meta, në kërkesën e tij ndaj organeve të drejtësisë pretendon se vendimi për arrestin e tij, është marrë me hamendësime.
Avokati i Metës, Genc Gjokutaj, ka paralajmëruar kallëzim në prokurori edhe për mënyrën e arrestimit të ish-presidentit.
Edhe deputetja e Partisë së Lirisë, njëherësh ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, ka ankimuar këtë të hënë masës së sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur”.