Ilir Meta kujton 90-vjetorin e mbretërisë shqiptare

08 tetor 2018 | 21:32

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka kujtuar 90-vjetorin e krijimit të Mbretërisë së Shqipërisë në krye me Mbretin Zog. Meta shihet ne fotografi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe princin Leka II.

Postimi i plotë i presidentit Meta ne rrjetin social “Facebook”:

90-vjetori i krijimit të Mbretërisë Shqiptare, një moment për të vështruar me realizëm dhe objektivitet ngjarjet që sendërtuan shtetin modern shqiptar dhe institucionet e tij, për t’u fokusuar tek vlerat dhe kontributet më pozitive të çdo periudhe të shtetit tonë të cilat, veçanërisht sot, të kthehen në modele për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani ka pritur të hënën në takim në Prishtinë,…