Ilir Meta në SPAK, pyetet për lobimin në ShBA

07 janar 2025 | 14:17

Presidenti i Partisë së Lirisë (PL), Ilir Meta, ka dalë sot nga qelia dhe është pyetur sot për rreth 2 orë nga prokurorët e SPAK, lidhur me lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Detajet në lidhje me marrjen në pyetje të presidentit të PL-së sot në SPAK i ka dhënë një prononcim për mediet, avokati Genc Gjokutaj.

“Sot është pyetur vetëm sa i përket lobimit në ShBA. Meta është treguar bashkëpunues me gjithçka që mbante mend pa iu referuar akteve që do të na vihen në dispozicion”, ka thënë Gjokutaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mësimi në shkollat e Kosovës do të rifillojë nesër (e…