Ilir Meta nuk voton, shijon rrezet e diellit me mikun e tij
30 qershor 2019
| 13:31
Për herë të parë në historinë politike shqiptare, presidenti i Shqipërisë nuk voton në zgjedhjet lokale!
Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, këtë të diel po e kalon në plazh, pasi ai me dekret ka caktuar 13 tetorin si datë të zgjedhjeve.
Meta në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar një fotografi bashkë me një mik të tij me përshkrimin: “Të dashur miq! Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të dielën historike plot diell dhe muzikë”.