Ilir Meta pasi u zgjodh president i Partisë së Lirisë mban fjalim te banesa e Sali Berishës, përmend edhe Kosovën
Konventa e Partisë së Lirisë e mbajtur të shtunën ka zgjedhur Ilir Metën si president të Partisë së Lirisë.
Ai mori 690 vota e ndërsa kundërshtari i tij Faik Basha vetëm 27 vota. Konventa zgjodhi si zv.presidente Erisa Xhixho e cila mori 680 vota.
Meta pasi u zgjodh president i partisë së Lirisë mbajti fjalim te banesa e Sali Berishës, ku permendi edhe Kosoven.
Posimi i plote:
Sonte në “Bulevardin e Shpresës” në solidaritet me Dr. Sali Berishën, Presidentin e përgjithshëm të Shqipërisë, luftëtarin e pamposhtur në mbrojtje të Lirisë, Dinjitetit Njerëzor dhe Pluralizmit Politik.
Ndalimi i tij politik nuk ka vetëm këtë arsye, por lidhet edhe me kundërshtimin e vendosur patriotik që i bëri projektit antikombëtar të ndarjes së Kosovës.
Asgjë nuk mund të ndalë betejën e përbashkët për mbrojtjen e Lirisë, Demokracisë dhe Pluralizmit Politik, të Shqipërisë dhe interesit kombëtar! ✌🇦🇱