Ilir Meta publikon logon e Partisë së Lirisë
26 korrik 2022
| 13:13
Ilir Meta ka publikuar logon e Partisë së Lirisë. Meta ka publikuar logon e partisë së re, një ditë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka ndryshuar emrin.
Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen, ndërsa Meta është zgjedhur kryetar i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë.
Një ditë pas mbajtjes së Konventës ku janë miratuar ndryshimet në statut që i hapën rrugën ndryshimit të emrit, logos dhe vulës së LSI, Meta do të mbajë sot dhe konferencën e parë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë.