![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/meta-1.png)
Ilir Meta reagon pas gjendjes emergjente në Deçan: Institucionet shqiptare t’ju gjenden pranë deçanasve
13 korrik 2021
| 13:45
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas situatës në Deçan ku janë helmuar mbi 900 persona ka thënë se po e përcjell me shqetësim situatën emergjente atje.
Në një shkrim në llogarinë e vet në “Facebook”, Meta u ka uruar qytetarëve të helmuar shërim sa më të shpejt dhe tejkalimin pa pasoja të kësaj situate.
“Me besimin e plotë se institucionet shtetërore përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve dhe kapërcimin e tyre, e nxis qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme. Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës”, ka shkruar Meta.