Ilir Meta shijon ajrin e ujin në Bjeshkët e Rugovës
05 gusht 2018
| 10:42
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vazhduar me vizitat e tij turistike shqiptare nga Thethi e deri në bjeshkët e Rugovës.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar fotografi nga bjeshkët e Rugovës.
Ja postimi i tij i plotë:
Të dashur miq, nga Bjeshkët përrallore të Rugovës, mes pishave të larta e livadheve mahnitëse, aty ku ajri i pastër dhe uji i kristaltë i burimeve malore të mbushin me energji, ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë.