Ilir Meta vizitoi Tyrben e Dervish Luzhës
15 tetor 2018
| 00:08
Presidenti shqiptar, Ilir Meta për dy ditë rresht ka qëndruar në Tropojën e Sali Berishës e Azem Hajdarit. Ai ka vizitur shkolla e sheshe të ketij qyteti të Veriut të Shqipërisë, ose thënë në gjuhën tropojane, në Malësinë e Gjakovës.
Presidenti Meta, ka vizituar edhe tempuj fetar të kësaj Malësia, ndër to ka vizituar edhe Tyrben e Dervish Luzhës.
Postimi i plotë i presidentit Meta ne profilin e tij ne “Facebook”:
Të vija në Tropojë, nuk mund të mos vizitoja Tyrben e Dervish Luzhës, patriotit, luftëtarit, humanistit dhe besimtarit shumë të respektuar nga tropojanët dhe të gjithë shqiptarët! Rastësi e bukur të takoja dhe dy mbesat e tij!