Ilir Murtezaj: Gjatë vitit 2023 këngëtarët kanë paguar mbi 2.7 milionë euro tatime

28 maj 2024 | 23:20

Kreu i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka raportuar një rritje të konsiderueshme në deklarimin e qarkullimit dhe pagimin e tatimeve nga industria e muzikës. Ai theksoi se tatimet e paguara nga këngëtarët në vitin 2023 arritën mbi 2.7 milionë euro, një rritje prej rreth 50% krahasuar me vitin 2021.

Kreu i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se gjatë viteve të fundit ka shënuar rritje deklarimi i qarkullimit dhe tatimet e paguara nga industria e muzikës.

Sipas Murtezajt, tatimet e paguar nga këngëtarët vetëm gjatë viti 2023 janë mbi 2.7 milionë euro që është rreth 50 për qind sesa në vitin 2021.

“Njëra prej sektorëve tonë e e ka identifikuar si potenciale që nuk deklarojnë, është industria e këngëtarëve. Përveç që kemi bërë monitorimin gjatë sezoneve, në të njëjtën kohë kemi bërë thirrje publike që ata me qëllim t’i shmangen ndëshkimeve. Dhe aty nuk janë përgjigj pozitivisht, u janë zhvilluar inspektime dhe kontrolle.

Ka dhënë rezultat thirrja dhe komunikimi duke shënuar rritje sikur nga aspekti i deklarimit të tyre, ku në vitin 2021 kishim vetëm 11.9 milionë euro qarkullim të deklaruar, vitin 2022 u rrit në 24 milionë më shumë 100 për qind, ndërsa në vitin 2023, 31 milionë qarkullimi i deklaruar.

Tatimet e paguara në vitin 2021 e patëm vetëm 1 milion, në 2022 u rrit 1.76 milionë pra, ndërsa në në 2023 në 2.76 milionë euro, pra secilin viti kemi rreth 50 për qind rritje”, ka thënë Murtezaj në “Debat Plus”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë…