Ilir Peci betohet si kryetar i ri i Zveçanit
25 maj 2023
| 11:00
Ilir Peci ka dhënë betimin si kryetar i ri i Zveçanit.
Përveç kryetarit Peci, në këtë seancë janë betuar edhe asamblistët e kësaj komune.
Ceremonia e betimit të Pecit u bë në shkollën fillore “Isa Boletini” në fshatin Boletin të Zveçanit, raporton Rel.
Më herët betimin e ka dhënë edhe kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
Betimin pritet ta bëjë edhe kryetari i ri i Leposaviqit, ndërsa ai i Mitrovicës së Veriut e ka bërë më 19 maj.