Ilir Peci e viziton pompën e derivateve ku ndodhi shpërthimi mbrëmë në Zveçan

29 shtator 2024 | 14:14

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka vizituar pompën e derivateve ku mbrëmë ka ndodhur një shpërthim.

Në një postim në “Facebook”, ai ka thënë se komuna e dënon këtë akt.

“Komuna e Zveçanit dënon këtë akt dhe personat të cilët e shkaktuan incidentin. Kryetari i komunës ishte në vendin e ngjarjes për të parë gjendjen dhe për të falënderuar”.

“Policinë e Kosovës për gatishmërinë  e tyre dhe profesionalizmin e treguar në çdo moment”, ka shkruar Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se …