Ilir Shaqiri këndon në Kuvend për familjen Jashari, emocionohet baci Rifat
05 mars 2024
| 10:40
Ilir Shaqiri, këngëtar i njohur i muzikës folklorike, ka nis performancën e tij në Kuvendin e Kosovës për nder të luftës çlirimtare të familjes Jashari, e cila njihet si “Epopeja e UÇK-së”.
Performancën e ka nisur me këngën “Sërish vjen marsi”, një këngë legjendare mbi të bëmat e Adem Jasharit, komandantit të UÇK-së, që bashkë me shumë anëtarë të familjes ra heroikisht në mars të vitit 1998.
Shaqiri e këndoi këngën në prani të familjes Jashari dhe të Rifat Jasharit, vëllait të Ademit.