Ilir Shaqiri, kërkesë Ramës: Jepua mundësinë fukarenjve të mbijetojnë!

03 prill 2020 | 11:04

Balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri ka shkruar një mesazh publik drejtuar kryeministrit Edi Rama lidhur me paketën financiare për përballimin e situatës së koronavirusit.

Balerini i kërkon Ramës të mos lërë jashtë ndihmës ata që punojnë në të zezë. Për këtë kategori kryeministri u kërkon që ta denoncojnë pronarin, në të kundërt s’do të përfitojnë asgjë.

“Jepu mundësine fukarejve të burgosur në shtëpi që të hanë e të mbijetojnë si gjithë të tjerët sepse njeriu më shpejt vdes nga uria sesa nga virusi” shkruan Ilir Shaqiri duke i kujtuar edhe shprehjen e lavdishme të Nënë Terezës: ‘Po i gjykove njerëzit nuk do kesh kohë ti ndihmosh’.

Çfarë faji kanë fëmijët që nëna dhe babai punojnë në të zezë duke mbajtur tulla e llac, duke larë e shplare?”

Duhet urgjent dekreti 10 % OLIGARK TAKSE per ata që kanë në llogarinë personale bankare 10.000 € e siper!!! MERRU TË PASURVE

JEPU TË VARFËRVE!!! Duhet shpëtuar mbi të gjitha NJERIU sepse lufta per JETËN kundër virusit është e mundur vetëm me barkun plot, sepse koha e luftes do jetë e gjatë dhe sepse paslufta akoma më e gjatë”, shkruan më tej Iliri në mesazhin e tij drejtuar kryeministrit.

“Kemi prinder te moshuar ne duart e tua dhe te pamundur ti asistojme, prinder qe kane punuar 50 vjet per at vend duke lare me djerse e gjak token qe sot e gezojne oligarket.  jepi popullit mundesine te te falenderojne per gjithe kohet qe do vijne per cfare bere dhe si e bere . respekt Ilir Shaqiri”, shkruan balerini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plazhet, parqet dhe rrugët e Sidneit në Australi janë mbushur…