Ilir Shaqiri publikon këngën e re “Ali Pashë Gucia”

05 qershor 2024 | 10:49

Artisti i mirënjohur shqiptar, Ilir Shaqiri, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Ali Pashë Gucia” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Siç dihet edhe nga titulli, ky projekt u realizua enkas për Ali Pashë Gucinë, një çifligar, funksionar i Perandorisë Osmane dhe kryetar ushtarak i Lidhjes të Prizrenit, ku u shqua në krye të aksionit të njësive të Lidhjes në mbrojtje të Plavës dhe Gucisë.

Shaqiri vjen me një interpretim të mrekullueshëm, ndonëse ka kohë që ka bërë një tërheqje nga muzika.

Ai sjell rrallë projekte, por që të gjitha kanë domethënie apo ia dedikon ndokujt.

Këngën e plotë mund ta gjeni në YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.

Para kësaj, këngëtari publikoi një projekt së bashku me nipin e tij, Alte Shaqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Turqisë u shndërrua në një arenë boksi të…