Ilir Shaqiri: ‘Serish vjen marsi’ dhe qindra këngë për dëshmorët e atdheut mbajnë vulën e Adem Gashit
Sot (e martë) ka ndërruar jetë poeti dhe shkrimtari i mirënjohur, Adem Gashi.
Ai ishte tekstshkruesi i shumë këngëve për dëshmorët e kombit, duke përfshirë edhe “Sërish vjen marsi”.
Me këtë rast, këngëtari Ilir Shaqiri është shprehur i trishtuar nga vdekja e Adem Gashit.
Ai ka thënë se Gashi ka qenë fuqidhënësi më madhor i këngës atdhetare.
“I trishtueshëm ky mëngjes janari U nda nga jeta gjeneral poeti Adem Gashi, autori i shumë librave me poezi e prozë, drejtori i Programit Satelitor në RTSh gjatë kohës së luftës çlirimtare në Kosovë, fuqidhënësi më madhor i këngës atdhetare në kohën e sotme. ‘Serish vjen marsi’ dhe qindra këngë për dëshmorët e atdheut mbajnë vulën e tij të përjetshme. Lamtumirë, mik i shtrenjtë!”, ka shkruar Shaqiri në “Facebook”.