Ilir Shaqiri zgjedhet finalisti i parë zyrtar i Big Brother VIP
Mbrëmja e spektaklit të së martës ka qenë e mbushur me emocione në Big Brother VIP.
Përgjatë spektaklit, u kumtua lajmi se i eliminuari i javës ishte balerini Tan Brama, gjersa aktori Donald Veshaj vazhdoi qëndrimi brenda shtëpisë.
Ndërkohë, prezantuesja Arbana Osmani ka hapur një televotim live, ku shikuesit votuan më të preferuarin, i vili njëherësh do të zgjidhej si finalisti i parë zyrtar i Big Brother VIP.
Nga rezultatet që mbërritën në studio, më i votuari i publikut doli të jetë balerini i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, i cili tashmë është zyrtarisht në finale.
Me të dëgjuar lajmin, Ilir u ngrit në këmbë nga gëzimi duke falënderuar publikun për mbështetje.
Në finalen e Big Brother VIP që do të mbahet më 18 shkurt, do të jenë gjithsej katër finalistë.
Përveç çmimit prej 100 mijë eurosh që do të gëzojë fituesi, produksioni ka premtuar edhe nga 10 mijë euro për secilin nga finalistët.