Ilir Tafa e sjell Dino Merlinin në Kosovë
Dino Merlin është zëri i artë i muzikës boshnjake, shumë i pëlqyer kudo, me një rrjet fansash që shtrihen kudo në botë.
Edhe më tej mbetet yll i pa diskutueshëm, pronar i qindra hiteve.
Dino Merlin ka ardhur në Kosovë, mysafir special i aktorit të famshëm Ilir Tafa, shumë i njohur për aftësinë, karizmën dhe shkëlqimin në teatër dhe televizion.
Dy yjet, njëri i muzikës e tjetri i aktrimit, kanë pozuar krahë njëri tjetrit, duke e konfirmuar miqësinë e përbashkët.
Dino Merlin në intervistat e mëparshme e ka deklaruar respektin për shqiptarët, të cilët prej vitesh e ndjekin me kreshëri karrierën e tij dhe ia dëgjojnë e ia dinë shumicën e këngëve, shkruan “Kosovarja”.
Dino Merlin legjenda e muzikës nesër mbrëma do të jetë në Budva në një ndejë private.