Iliri përlotet në “Big Brother VIP”, vajza e tij bën reagim prekës në rrjetet sociale

19 dhjetor 2021 | 12:34

BB VIP – Teksa mbrëmë banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” po qëndronin, në sfond u dëgjua kënga e re e Sabianit, e cila mban titullin “Tradhtare”. Iliri nuk i mbajti dot lotët sapo dëgjoi zërin e shokut të tij të ngushtë.

Videoja emocionuese e këtij momenti është shpërndarë në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” dhe të gjithë vëmendjen e ka marrë një koment nga vajza e balerinit, Emily.

“Babi do të doja të të përqafoja fort”, ka shkruar ajo, shoqëruar me emoji të përlotur.

Kjo nuk është hera e parë që Emily komenton në videot ku shfaqet balerini i njohur, sidomos në momentet kur ai është i mërzitur dhe me lot në sy.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i kanë  dërguar një…