Ilirik Musliu do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së
08 dhjetor 2024
| 10:22
Ilirik Musliu, një emër i njohur në sektorin privat dhe publik në vendin tonë, ka vendosur t’i hy skenës politike si kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Musliu ka shërbyer së fundmi si drejtor i Shërbimeve Publike në kryeqytet, ku, për dy vjet, është dalluar si një nga drejtorët më aktivë dhe më të suksesshëm të Prishtinës.
Përveç shërbimit publik, Musliu ka mbajtur pozita udhëheqëse në disa prej kompanive më të njohura të Kosovës, duke dëshmuar përvojën e tij të gjerë menaxheriale.
Tani Musliu ka vendosur që investimet e tij në kapatialin human, t’ia dedikoj vendit përmes Partisë Demokratike të Kosovës, ku dhe synon që të jetë pjesë e Kuvendit në qeverisjën e ardhshme.