Ilirik Musliu: Vetëm në Prishtinë realizuam mbi 110 projekte
Kandidati për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka numëruar një varg projektesh të realizuara në komunën e Prishtinës në kohën sa ai ishte në krye të drejtorisë për Shërbime Publike në Prishtinë.
Ai ka thënë se në atë kohë janë realizuar mbi 110 projekte dhe ka numëruar disa nga to si:
ndriçim publik, transformimi i hapësirave publike, elementet e sigurisë në komunikacion dhe në shkolla, lirimi i hapësirave për këmbësor, ashensorët, masat efecientë dhe fasadimi i ndërtesave të vjetra në kryeqytet, largimi i deponive ilegale, kontejnerët e mbeturinave, përfitimi i mbi 70 milionë euro grante për masat efeciente dhe menaxhim të mbeturinave e deri të përmirësimi i shërbimeve bazike.
“Puna flet më së miri. Si drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë, misioni im ishte i qartë, të përmirësoja jetën e përditshme të qytetarëve tonë. Së bashku idetë i kthyem në veprime, duke realizuar më shumë se 110 projekte, që prekën çdo cep të kryeqytetit tonë. Nga ndriçim publik, transformimi i hapësirave publike, elementet e sigurisë në komunikacion dhe në shkolla, lirimi i hapësirave për këmbësor, ashensorët, masat efecientë dhe fasadimi i ndërtesave të vjetra në kryeqytet, largimi i deponive ilegale, kontejnerët e mbeturinave, përfitimi i mbi 70 milionë euro grante për masat efeciente dhe menaxhim të mbeturinave e deri të përmirësimi i shërbimeve bazike”, ka thënë Musliu.
Ai tutje shtoi se këto arritje janë vetëm fillimi dhe se së bashku mund të bëhet më mirë.
Musliu ka thënë se në ditën e zgjedhjeve duhet të votohet për përvojën dhe rezultatin më të mirë.
“Këto janë vetëm disa nga sukseset tona te përbashkëta. Këto arritje janë vetëm fillimi. Me besimin dhe mbështetjen tuaj mund të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme me të mirë për të gjithë Kosovën. Në ditën e zgjedhjeve, zgjedhin përvojën dhe rezultatin, zgjedhin 110, sepse së bashku mundemi më mire”, ka deklaruar ai.