Ilkay Gundogan kërkon rikthimin te Man City
Mesfushori Ilkay Gundogan kërkon të rikthehet menjëherë te Manchester City.
Turko-gjermani nuk është i lumtur me situatën te Barcelona, ndërsa ka informuar klubin spanjoll se dëshiron të largohet, sidomos pasi u la jashtë në fitoren 2:1 ndaj Valencias.
Sipas “Sport”, destinacioni i preferuar është City, ngase është pishman që ka vendosur të largohet nga “Etihad Stadium”.
Në fakt, edhe trajneri Pep Guardiola thuhet se është i hapur për një ribashkim me Gundoganin, sidomos pasi sulmuesi Oscar Bobb ka pësuar lëndim, i cili do ta mbajë jashtë fushës deri në janar.
33-vjeçari ishte fantastik në sezonin e parë te Barcelona, duke shënuar pesë gola në 51 paraqitje, megjithatë ishte hera e parë në shtatë vite që e mbyll sezonin pa trofe.
Barcelona përndryshe është përforcuar edhe me Dani Olmon, futbollist i cili mund të luajë edhe në pozitën e Gundoganit.
Megjithatë, katalunasit, më saktësisht trajneri Hansi Flick ende beson se Gundogan do të qëndrojë.
“Mendoj se do të qëndrojë te Barcelona. Mungoi ndaj Valencias shkaku që ndjeu dhimbje”.
“Bisedova me Ilkay, por ajo bisedë qëndron mes nesh si private”, tha ndër të tjera Flick pas fitores ndaj Valencias.