“Illyrian Pure Sport”, “Ferrari” i parë “Made in Albania” bën jehonë në mediat botërore (FOTO)
Keni dëgjuar ndonjëherë për Arrera Automobili?, shkruan Alberto Amedeo Isidoro i formulapassion.it. Në internet nuk ka një faqe web për të. Vetëm një faqe në Instagram me mijëra ndjekës dhe emri i tij është Qëndrim Thaçi.
Dhe një nga ato lajmet që, në botën e makinave, nuk ndodh të lexoni çdo ditë: Shqipëria së shpejti mund të ketë edhe super veturën e saj. Thaçi, i cili ka studiuar si dizajner para se të themelojë kompaninë e tij pesë vjet më parë, duhet të ketë një dobësi për veturat e shpejta dhe stilin italian.
Për ata që nuk e njohin prodhimin më të fundit të “Ferrari”-t ose “Lamborghini”-t, ajo veturë e shkëlqyer sportive mund të duket si një xhevahir i Italisë.
Dhe nuk ka dyshim se, më shumë se të tjerët, ishin veturat garuese të Luginës së Motorëve ato që frymëzuan lapsin e Thaçit, i cili tani ëndërron një të ardhme në jetën reale për “Illyrian Pure Sport”.
“Illyrian Pure Sport” do të mundësohet nga një biturbo me 850 kf 6.2 V8.
Tërheqja, nëse makina del ndonjëherë në dritë, do të jetë integrale, ndërsa për kutinë e shpejtësisë shqiptar do të përqendrohet në një “Tremec” me tetë shpejtësi.
Shifrat gjithashtu ju lënë pa fjalë për sa i përket performancës. Thaçi premtoi një kulm maksimal prej 375 km/h dhe një sprint nga 0 në 100 km/h për 2,7 sekonda. Ky është një paralajmërim për “Lamborghini”-n dhe “Ferrari”-n./