Imami arab për flamurin shqiptar: Hidheni në koshin e plehrave, përfaqëson qafirat

13 shtator 2021 | 09:33

Një imam i quajtur Abu Rumaisa, i cili shërben në xhaminë e Braunschweig në Gjermani, gjatë një ligjërate të tij u ka bërë thirrje shqiptarëve që e frekuentojnë këtë xhami, që flamurin shqiptar ta ‘hedhin në koshin e plehrave’.

Një person e kishte pyetur se a mund ta mbajë një aksesor me flamurin shqiptar që ia kishte dhuruar një shqiptar.

“Hidhe në bërllog”, u përgjigj menjëherë imami Abu Rumaisa, duke shtuar se ky flamur përfaqëson qafirat dhe jo myslimanët dhe është kundër islamit.

Si ka ardhur tek ky përfundim ky imam nuk dihet.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për komunën e Prishtinës,…