Imami i Qabesë për vizitë treditore në Kosovë

27 shtator 2022 | 11:56

Me ftesë të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim ef. Tërnava, në Kosovë për vizitë triditore do të qëndrojë imami i Qabesë, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni.

Nesër (e mërkurë) ai do t’i prijë namazit të jacisë në xhamisë “Shuajb Arnauti” në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Ndërsa më 29 shtator 2022, ai do t’i prijë namazit të akshamit në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren.

Kurse të premten, do ta mbajë hytben e xhumasë në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ua ka rikujtuar të…