Imami Maliqi kërkon ndryshimin e udhëzimit administrativ që ndalon shaminë në shkolla

23 shtator 2024 | 12:11

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, imami Labinot Maliqi, ka kërkuar shfuqizimin e udhëzimit administrativ që ndalon uniformën fetare në shkolla.

Në një konferencë për medie pas përjashtimit të një nxënëseje në Pejë për shkak të bartjes së shamisë, Maliqi ka kërkuar që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të ndërmarrë masa ndaj këtij institucioni arsimor.

Ai ka thënë se një nxënëse është përjashtuar nga shkolla “Bedri Pejani” në Pejë, me vendim të drejtorit të shkollës.

Maliqi ka thënë se një vajzë me shami nuk përbën kërcënim për askënd, që t’i mohohet e drejta e arsimit.

“Që nga viti 2010 kemi qenë të ballafaquar me pasojat e ndalimit të bartjes së uniformës fetare në shkolla. Një ndalesë që buron nga një udhëzim administrativ i Ministrisë së Arsimit. Ky udhëzim më shumë ka shkaktuar huti dhe kunfuzion sesa ndihmë. Ky udhëzim, pavarësisht qëllimit të tij, ka dëmtuar të drejtat e njeriut në Kosovë. Ne e respektojmë këtë udhëzim, sepse këtë shtet kemi, por duam një demokraci më të avancuar sesa kjo që e kemi”, ka thënë Maliqi. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harrison Ford u shfaq në Disney’s D23 Expo në gusht,…