Imami nga Prishtina përlotet teksa fal namazin pa xhemat
25 maj 2020
| 11:49
I veshur me rrobat e imamit vjen drejt xhamisë. Ka një arsye që kryeimami i xhamisë “Pavarësia” po hap derën e saj në këtë kohë.
Dje u shënua festa e Fitër Bajramit nga besimtarët myslimanë. Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera, kryeimami Nexhmi Hoxha xhaminë e gjeti të zbrazët.
Derisa kryeimami po përfundonte ceremoninë, një qytetar i pajisur me masa mbrojtëse u pa gjithashtu në xhami.
Isa Abazi nga Prishtina thotë se as në luftë s’kanë hasur në situata të tilla.
Edhe për vetë kryeimamin ishte shumë e vështirë që t’i kryente ceremonitë i vetëm.
Madje i njëjti s’mundi t’i mbajë lotët. Hoxha thotë se vazhdimisht qytetarët po e pyesin se kur do të hapet kjo xhami. /GazetaExpress/