Imami xhaminë e rinovuar e quan “bukuroshja e Prishtinës”
21 maj 2020
| 08:30
Ka tashmë dy muaj që qytetarët po vazhdojnë të përballen me pandeminë COVID19. Bashkë me shumë biznese janë mbyllur edhe institucionet fetare.
Pavarësisht se nga e hëna ka nisur faza e dytë lehtësuese, shtëpitë e Zotit për shërbime të besimtarëve i kanë dyert e mbyllura ende, pa ndonjë datë të caktuar se kur do të hapen.
Por, ajo që dihet është se as festa e fitër bajramit s’do të falet në xhami.
Në anën tjetër, xhamia në Lagjen Mati 1 po merr një pamje shumë të bukur.
Imami në Lagjen e Spitalit ka sjellë imazhe se si po zbukurohet dhe rinovohet kjo xhami.
“Bukuroshja e Prishtinës, xhamia Mati 1, Prishtinë”, ka shkruar ai.