Imamoglu e shpall veten kryetar të Stambollit
Kandidati i opozitës për kryetar të Stambollit, Ekrem Imamoglu, e ka shpallur veten kryebashkiak të kësaj komune.
Imamoglu ka thënë se fitoren e tij e ka konfirmuar kryetari i Bordit Suprem të Zgjedhjeve. Ai ka shtuar se fitorja e tij është arritur falë 16 milionë banorëve të Stambollit.
“Kryetari i Bordit Suprem të Zgjedhjeve gjithashtu konfirmoi se ne i fituam zgjedhjet. Ne të gjithë fituam së bashku, falë gjithë atyre që kontribuuan dhe 16 milionë banorëve të Stambollit që na dhanë zemrat”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.
Bu seçimin kazananı 16 milyon İstanbulludur, bir an önce bu şehre hizmet etmeye başlamak istiyoruz. #BirlikteKazandık https://t.co/XfhiVIcTG0 pic.twitter.com/MI8F642wnY
— Ekrem İmamoğlu (@ekrem_imamoglu) April 1, 2019