Imane Khelif i afrohet medaljes së artë me një tjetër fitore
07 gusht 2024
| 12:36
Imane Khelif ka avancuar në finale të Olimpiadës në boksin femëror, kategoria 66 kilogramë.
Në meçin gjysmëfinal të mbajtur në Paris, ajo e mposhti tajlandezen Janjaem Suwannapheng, e cila me këtë rast u ngushëllua me medalje të bronztë olimpike.
Boksieria e shumëpërfolur algjeriane rreth gjinisë së saj, fitoi me rezultat 5-0.
Në luftën për medalje të artë në “Paris 2024”, Imane Khelif do të ketë punë me kinezen Liu Yang, e cila në meçin tjetër gjysmëfinal e mposhti kinezen nga Taipei, Nien Chin Chen, e cila e fitoi po ashtu të bronztën.
Per shumë kritikash, për Imane kanë arritur komplimente nga bashkëkombësi i saj, futbollisti i Milanit, Ismaël Bennacer.