Imazhe të rralla të Kim Jong-un
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, vizitoi fabrika të armëve, inspektoi fabrika të artilerisë dhe madje është parë duke qëlluar me armë, sipas disa imazheve të publikuara së fundmi që duket se ofrojnë një vështrim të rrallë në objektet e armëve të shtetit sekret.
Agjencia shtetërore veri-koreane e lajmeve KCNA, e cila publikoi fotot të shtunën, tha se imazhet tregonin Kim duke vizituar një fabrikë prodhimi të një “kompleksi artilerie të kalibrit të madh” dhe duke dhënë “udhëzime në terren” për punëtorët në një strukturë për “raketat strategjike të lundrimit dhe pajisjet sulmuese pa pilot”, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu tha se Kim dha “udhëzime të rëndësishme” në lidhje me “ngritjen e kapaciteteve për prodhimin serial të municioneve të reja”.
Vizitat u zhvilluan të enjten, të premten dhe të shtunën, tha agjencia e lajmeve.
Publikimi i fotove vjen në mes të një periudhe tensionesh të rritura në Gadishullin Korean.