Imazhi i parë i raketës kineze në rënie të lirë drejt tokës, ende nuk dihet ku do të bjerë
Ky është imazhi i parë i raketës kineze ‘Long March 5B’ që po bie në tokë në mënyrë të pakontrolluar, sipas mediave perëndimore.
Pas lëshimit të modulit të parë hapësinor të Kinës në orbitë, raketa 21 tonëshe supozohej të binte në oqean, diçka që ende mund të ndodhë, por tanimë rënia duket se është jashtë kontrollit njerëzor.
Ekspertët kinezë po përpiqen të përcaktojnë vendin e përafërt të rënies së raketës 33 metroshe, e cila mund të bjerë sot, por departamenti i mbrojtjes së SHBA thotë se momenti i saktë i rënies do të mësohet vetëm disa orë para eventit.
Fotoja e raketës në rënie është marrë sot nga teleskopi i bazuar në Itali ‘Virtual Telescope Project’, ku mjeti shihet në formën e një pikë të shndritshme teksa kalonte pranë grupit të teleskopëve hapësinore ‘Elena’.
Astronomi italian Gianluca Masi, që kapi imazhin tha: “Dielli ishte disa gradë poshtë horizontit kështu që qielli kishte një dritë të fortë. Këto kushte e bënin kapjen e imazhit ekstreme por teleskopët tanë robotikë morën imazhin e mbetjes gjigande të raketës.
Megjithëse ideja e rënies së mbetjeve hapësinore në tokë duket e frikshme, ekspertët thonë se shanset që ato të bien në zona të populluara janë tepër të vogla.
Lëshimi i saj ishte pjesë e 11 misioneve të nevojshme për furnizimin e stacionit hapësinor kinez dhe krijimin e ekuipazhit të tij prej tre personash deri në fund të vitit.
Të paktën 12 astronautë po stërviten për të fluturuar dhe për të jetuar atje, duke përfshirë veteranë të hapësirës, të rinj, si dhe gruan e parë kineze në hapësirë.
Kur stacioni në formë T-je të kompletohet në 2022, pritet të peshojë vetëm 66 ton, shumë më pak se Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.
Teorikisht stacioni kinez mund të zgjerohet në gjashtë module, dhe do të jetë funksional për 10 vjet.