Imer Imeri, dëshmitari i radhës në rastin e liderëve të UÇK-së në Hagë
02 shtator 2024
| 10:22
Imer Imeri është dëshmitari i radhës në rastin e krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës.
Ai është shfaqur pa masa mbrojtëse dhe e ka bërë betimin zyrtar për ta thënë të vërtetën.
Imer Imeri është vëllau i Haki Imerit. Një figurë e LDK-së që ishte vrarë në kohën e luftës, dhe që kishte qenë një prej rasteve më të diskutuara që nga përfundimi i luftës.
Ai e kishte konfirmuar edhe më herët se do të jetë dëshmitar.