Imer Imeri në Hagë: UÇK-ja është e artë, disa individë më sollën këtu
02 shtator 2024
| 11:15
Ish-anëtari i LDK-së, Imer Imeri, e ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës.
Në përmbledhjen e Prokurorisë së Hagës që është lexuar është përmendur vetëm ndalimi i Imerit, dhe jo vrasja e vëllait të tij, Haki Imeri, që ishte një prej rasteve më të diskutuara në Kosovë.
Imer Imeri ka thënë se në Hagë e kanë sjellë vetëm disa individë dhe jo UÇK-ja.
“Unë dua t’i drejtohem popullit tim se nuk jam kundër UÇK-së. UÇK-ja është e artë, dhe populli ishte i tërë UÇK. Individët e caktuar dhe veprat e tyre më kanë sjell sot këtu”, ka thënë ai, raporton “Nacionale”.