Imer Zeqiri zgjedhet kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës
Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e katër zgjedhor të saj.
Ky kuvend ka zgjedhur për kryetar, Imer Zeqirin dhe nënkryetar, Avdi Hotin.
“Të pranishmeve, më një fjalë rasti iu drejtuar ish kryetarja e Sindikatës së PK-së, znj. Valbona Kamberi, kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini si dhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Znj Vjollca Shala” thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se përveç mysafirëve prezent, u ndanë mirënjohje edhe për ish-kolegët dhe ish-përfaqësuesit e sindikatës.
Njoftimi i Sindikatës së PK-së:
Imer Zeqiri, u zgjodh kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës sot në kuvendin e IV-të zgjedhor
Sot më, 27.11.2021, Sindikata e Policisë së Kosovës në ambientet e hotel Grandit, zgjodhi organet e reja drejtuese, ku kryetar i ri i Sindikatës se Policisë së Kosovës u zgjodh z.Imer Zeqiri, kurse nënkryetar u zgjodh z. Avdi Hoti.
Të pranishmeve, më një fjalë rasti iu drejtuar ish kryetarja e Sindikatës së PK-së, znj. Valbona Kamberi, kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini si dhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Znj Vjollca Shala.
Përpos mysafirëve që ishin prezent, u ndanë mirënjohje për ish-kolegët dhe ish përfaqësuesit e Sindikatës së PK-së.
Kuvendi i përmbylli punimet, duke ju dëshiruar organeve të reja punë të mbarë dhe suksese në realizimin e të drejtave të punonjësve të Policisë së Kosovës.