Imeri: ATK-ja ka tejkaluar planin sa u përket të hyrave

08 maj 2018 | 16:27

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, ka raportuar të martën në Komisionin për Buxhet dhe Financa.

Në raportimin e tij para anëtarëve të këtij komisioni, Imeri ka thënë se ATK-ja ka tejkaluar planin e të hyrave si dhe mbledhjen e borxheve të pa arkëtueshme. “Në këtë katërmujor kemi mbledhur 11 milionë euro më shumë apo 21 milionë euro më shumë sesa ka qenë e planifikuar në plan. Të hyrat nga TVSH-ja kanë qenë 47.5 për qind, nga të ardhurat e korporatave janë 23 për qind, si dhe nga të ardhurat personale 29.2 për qind. Ndërkaq, sa i përket rimbursimit të kuponëve fiskal për këto vite, qytetarët e Kosovës kanë përfituar 28.7 milionë euro. Kurse, nga borxhet e painkasuara në vitin 2017 që ishin 11 milionë euro, tani kemi inkasuar  16.8 milionë euro”, ka thënë Imeri.

(A.MAVRAJ)

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës ka…