Imeri: ATK-ja për 18 vite inkasoi 5.2 miliardë euro

14 shkurt 2018 | 14:11

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, ka mbajtur të mërkurën konferencë për medie, në të cilën ka bërë një rezyme të punës dhjetëvjeçare të këtij institucioni.
Imeri ka bërë me dije se për 18 vjet, ATK-ja ka inkasuar 5.2 miliardë euro.

“Përgjatë këtyre viteve ATK-ja ka arritur të jetë institucion i konsoliduar i të gjitha reformave që kanë ndodhur në Kosovë. ATK-ja gjatë këtyre 18 viteve ka filluar me tatim në hotele, fillimisht në vitin 2000, për të vazhduar me tutje në ngritjen e kapaciteteve me 574 milionë euro të realizuara. Për 18 vjet ATK-ja ka inkasuar 5.2 miliardë euro”, ka thënë Imeri.

Sipas tij, viti 2018 ka filluar mbarë për ATK-në. “Viti 2018 është vit që ka filluar mbarë për ATK-në nga 48,8 milionë euro të hyra të parashikuar apo 5.3% më shumë se plani ynë, kurse 14% më shumë se viti i kaluar”, ka thënë ai.

Pos tjerash, Imeri ka thënë se Ligji për faljen e borxheve ka treguar perfomancë pozitive, pasi në këtë drejtim kanë përfituar bizneset, si dhe arka e shtetit.

“Ligji për faljen e borxheve ka sjell rezultate pozitive, si për shtetin ashtu dhe për bizneset, pasi filluam me një start të barabartë. Në saje të këtij ligji dhe marrëveshjes me biznese, ne kemi arkëtuar 35 milionë euro”, është shprehur Imeri.

Ai ka folur dhe për rimbursimin e kuponëve fiskal.

Imeri ka treguar se për rimbursimin e kuponëve fiskal për dy vite kanë aplikuar mbi 1 milion e 523.792 qytetarë, dhe sipas tij është rimbursuar vlera mbi 28 milionë euro.

I pyetur nga gazeta për operimin e ATK-së në veri të Mitrovicës, Imeri ka thënë se mbi 13 % e të hyrave në Mitrovicë janë nga komunat veriore.

“Në veri jemi duke operuar mirë pasi mbi 13% e të hyrave në Mitrovicë janë nga katër komunat veriore”, ka thënë Sakip Imeri, drejtori i përgjithshëm i ATK-së.

A.MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeveprat më të mëdha letrare , në të shpeshtën e…