
Imeri: Dëshmorët kishin një qëllim, bashkimin e shqiptarëve
20 shtator 2018
| 13:52
Përfaqësuesi i Luginës së Preshevës, Shkuri Imeri, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimin e shtatores së Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, ka thënë se ata kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.
Ai ka thënë se të gjithë dëshmorët kanë pasur për qëllim, bashkimin e shqiptarëve, ashtu siç Zoti e ka falur Shqipërinë.
Imeri ka thënë se Lugina e Preshevës pret mbështetjen e institucioneve të Kosovës.
/Epoka e re/