Imeri e Mehmeti diskutojnë për vazhdimin e bashkëpunimit
05 shtator 2018
| 15:44
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, ka zhvilluar të mërkurën një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.
Qëllim i këtij takimi ishte bashkëpunimi i deritanishëm dhe vazhdimi i mëtutjeshëm i këtij bashkëpunimi.
Gjatë takimit Imeri dhe Mehmeti kanë diskutuar për zhvillimet në sektorin financiar, dhe trajtimin e këtij sektori nga aspekti tatimor, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi.
Me këtë rast, Imeri ka theksuar se rritja e aktivitetit të këtij sektori mbështet zhvillimin ekonomik në Kosovës, i cili ndikon dukshëm në qëndrueshmërinë makrofiskale të vendit.