Imeri e njofton ambasadorin gjerman me punën e ATK-së
18 tetor 2018
| 11:17
Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovës, Christian Heldt.
Në këtë takim Imeri e ka njoftuar ambasadorin Heldt për zhvillimet dhe aktivitetet e ATK-së, të cilat deri më tani kanë pasur performancë të lartë.
Po ashtu, drejtori Imeri ka falënderuar ambasadorin e Gjermanisë për bashkëpunimin e deritanishëm me organizatën GIZ, e cila administratën tatimore e ka mbështetur në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, zhvillimet e tjera institucionale duke ndihmuar në ngritjen e njësive organizative dhe në modernizimin e disa proceseve të punës, të cilat kanë influencë të madhe në arritjen e synimeve të ATK-së.
/Epoka e re/